Sipas Corriere.it, qeveria italiane do të harxhojë 1 miliard euro për të ujitur tokat bujqësore të Pulias, me ujin nga burimi i “Syrit të Kaltër”.. “Qeveria shqiptare na ka autorizuar të fillojmë planifikimin e ujësjellësit që do të lidhë Shqipërinë me Italinë . Shqipëria hedh një sasi të madhe uji të mirë në det dhe padyshim ka interes të paguhet për ujin. Ne kemi interes ta marrim sepse për ne uji do të thotë t’i japim një model të ri bujqësisë, të bëjmë turizmin të rritet dhe t’u japim një të ardhme të gjithë pulianëve”, deklaroi presidenti i rajonit të Pulias, Michele Emiliano, gjatë një konference për shtyp në Bari për investimet në sistemin e ujit, shkruan media italiane.
Një biznesmen i njohur i restoranteve në Sarandë entuziast për këtë vepër të re ballkanike dhe po kaq i zhgënjyer që Saranda turistike, sipas termave të diikurshëm, “feneri ndriçues” i turizmit dhe sot, kryeqytet i turizmit shqiptar”, megjithë mashtrimet e deklaratat politike, nuk ka sot ujë të pijshëm 24 orë, u shpreh thukët:
“AHHH SIKUR SARANDA TË ISHTE PRANË PULIAS!…! /SarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”