Sot është Dita Botërore e Mjedisit, e cila çdo vit i kujton njerëzve rëndësinë e natyrës për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ruajtur mjedisin.
Në Ditën Botërore të Mjedisit, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale i bëri apel qytetarëve të mbajnë pastër mjedisin.
Sipas saj, kjo nuk arrihet dot vetëm, pa ndihmën dhe bashkëpunimin e secilit prej qytetarëve.
“Me reflektimin se natyra nuk është një vend që e vizitojmë herë pas here, por është shtëpia jonë e vetme ku jetojmë ditë për ditë dhe nuk e mbrojmë dot vetëm, pa ndihmën dhe bashkëpunimin e secilit prej jush. E nëse s’ndihmon dot, të paktën mos ndot”, tha Kumbaro.
Dita Ndërkombëtare e Mjedisit u caktua 50 vjet më parë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.
Qëllimi i këtij vendimi ishte për të shtuar ndërgjegjësimin rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim. 5 qershori u zgjodh si datë sepse përkon me ditën e hapjes së Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI