Është konfirmuar transaksioni i shitjes së degës së bankës greke Alpha bank në Tiranë te hungarezët e OTP-së.
Alpha Bank (ACBr.AT), një nga katër bankat më të mëdha të Greqisë, ka rënë dakord të shesë njësinë e saj shqiptare te OTP Bank e Hungarisë (OTPB.BU), tha banka të hënën, shkruan Reuters.
OTP Bank do të paguajë 55 milionë euro (62.05 milionë dollarë) për të blerë 100% të aseteve, tha Alpha Bank.
Sipas Reuters, Bankat greke kanë punuar për të reduktuar stokun e kredive të këqija që arrinte në rreth 30 miliardë euro, që ishin trashëgimia e një krize financiare dhjetëvjeçare e cila tkurri prodhimin e Greqisë me një të katërtën.
Marrëveshja do të krijojë një grup bankar lider në Shqipëri, i cili do të mbajë një pjesë tregu prej rreth 11% në treg sipas aktiveve shtoi Alpha Bank.
Transaksioni pritet të përfundojë në vitin 2022, e mbyll artikullin Reuters.
Sipas të dhënave të Shoqatës Shqiptare të bankave, në fund të tremujorit të tretë, OTP Albania ishte banka e pestë më e madhe në Shqipëri, me një total aktivesh prej 107 miliardë lekësh ose 6.2% të tregut.
Nëse do të finalizojë me sukses edhe blerjen e Alpha Bank, pjesa e tregut të OTP do të arrijë në 10.9% të aseteve totale të sistemit, duke iu afruar shumë Intesa Sanpaolo Bank Albania, që zotëron rreth 11.8%.
Shitja me sukses e Alpha Bank njëkohësisht do të sillte një konsolidim të mëtejshëm të sektorit bankar në vend, me uljen e numrit të përgjithshëm të bankave në 11, nga 12 që janë aktualisht.(revista “Monitor”/https://www.monitor.al/hungarezet-e-otp-blejne-alpha-bank-per-55-milione-euro///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI