Policia e Shtetit bëri të ditur sot arrestimin e ish-kandidatit për deputet të LSI-së i akuzuar për “Korrupsion aktiv në zgjedhje”. Sipas njoftimin për mediet të policisë, arrestimi i 32-vjeçarit Etjon Joka shpallur në kërkim u bë nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar.
Efektivët ekzekutuan masën e sigurisë “arrest me burg” dhënë në mungesë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ekzekutimi i vendimit penal, për shtetasin E. J, 32 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.
Dy ditë para votimeve për zgjedhjet e përgjithshme, mediet publikuan një video ku shihej teksa 32 vjeçari po jepte lekë në këmbim të marrjes së votave për LSI-në.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi