Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin përfundimtar ndaj ish-prokurorit të Sarandës Sali Hasa.
Sali Hasa është dënuar me 2 vite burg për akuzën e “korrupsionit” ndërsa është dhënë pafajësi për “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.
Ish-prokurori Hasa rezultoi se u përfshi në afera korruptive gjatë një hetimi të kryer për trafik narkotikësh.
Sali Hasa dhe gjashtë të pandehurit e tjerë u ndaluan në qershor të vitit 2021, pas një hetimi njëvjeçar të filluar për trafik narkotikësh, por që zbuloi veprimtari të tjera të paligjshme, përfshi dhe përfshirjen e prokurorit në afera korruptive.
Disa muaj pas arrestimit, në shtator 2021, Hasa u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që gjeti probleme të shumta në deklarimin e pasurive dhe mungesë burimesh financiare në vlera të mëdha për krijimin e tyre.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI