– Gjatë studimeve arkeologjike në rajonin historik Sakara, që përdorej si vendbanim në Egjiptin e lashtë dhe ku ndodhen varret e faraonëve, u zbuluan 250 mumie dhe 150 statuja, të cilat vlerësohet se datojnë në vitin 500 para Krishtit.
Gjatë gërmimeve arkeologjike janë gjetur edhe objekte të reja që i përkasin periudhës antike të Egjiptit.
Ky është zbulimi më i madh i bërë në Sakara, që nga viti 2018.
Një papirus që besohet të jetë pjesë e “Librit të të Vdekurve” u gjet në një varr.
“Libri i të vdekurve”, që përmban fraza fetare që besohet se udhëzon të vdekurit, njihet si një libër fetar i përdorur në ritet funerale në Egjiptin e lashtë, midis viteve 1550-50 para Krishtit./ //
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi