Florand Shehu 40 vjeç, i cili vrau me thikë bashkëshorten e tij 31-vjeçare Anisa në korrik të vitit 2021, është dënuar nga gjykata greke me burgim të përjetshëm.Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e tyre në Dhafni në Athinë. Shqiptari i preu fytin bashkëshortes me thikën e mishit që përdorte në lokaln dhe më pas u dorëzua në polici.
“Kam vrarë gruan time, brenda banesës ku jetonim. Isha çmendurisht xheloz për të”, rrëfeu në atë kohë 40-vjeçari.Vendimi për rastin e vrasjes është dhënë ditën e mërkurë nga gjykata, por është raportuar dje (3 dhjetor) nga mediat greke.
“Në mënyrë të pamohueshme, burgimi i përjetshëm, edhe pse dënimi më i lartë, nuk mund të përshkruajë me saktësi dhimbjen dhe vuajtjen që përjetoi dhe po përjeton familja. Qartë, shprehim kënaqësinë tonë për vendimin e marrë pas një bashkëvlerësimi të të gjitha provave të paraqitura”, deklaruan avokatët e viktimës.Vrasja mund të ishte shmangur nëse policia e thirrur nga 31-vjeçarja ditët e mëparshme do të hetonte më me kujdes telefonatat e saj. Për këtë arsye ata u pezulluan dhe ndaj tyre nisi një hetim nga policia.’///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat