SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

I riu shqiptar bën rezistencë gjatë shoqërimit, i rrëmben armën policit grek dhe…

Skena të denja për një film aksion janë regjistruar mbrëmjen e të premtes, 2 tetor 2020, në Katerini të Greqisë, me protagonist dy shqiptarë.

Fillimisht banorët e qendrës së Katerinit, njoftuan policinë pasi tre të rinj, dy shqiptarë dhe një grek po përlesheshin mes tyre në sheshin “Eleftherias”.

Policia nxitoi në vendngjarje por aty hasi në rezistencën e njërit prej shqiptarëve, raporton Ta nea.

21-vjeçari shqiptar, siç shihet në videon e publikuar dje nga mediat greke, gjatë rezistencës ndaj policisë për të mos e shoqëruar në komisarit i rrëmben armën policit dhe qëllon.

Fatmirësisht nuk u dëmtua askush.

Policia bëri arrestimin e tij. Përveç tij u arrestuan dhe një 25-vjeçar shqiptar dhe një 21-vjeçar grek, të përfshirë në konflikt.///

error: