Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka vizituar një nga bizneset e grumbullimit dhe shitjes së mandarinave në Mursi, ku ka shprehur mbështetjen e saj të plotë për prodhuesit vendas dhe për sipërmarrjet që punojnë ndershmërisht.
Zhupa theksoi se vendi ynë është i bekuar me natyrë të mrekullueshme dhe njerëz punëtorë, por, sipas saj, vuan nga papërgjegjshmëria e institucioneve që nuk arrijnë të mbrojnë interesin e qytetarëve.
Gjatë vizitës, Zhupa vlerësoi modelin e suksesit të ndërtuar nga Fatmir Shero me prodhimet e fermerëve të Konispolit, prodhime të cilësisë së lartë, të arritura falë mundit dhe djersës së fermerëve, por pa asnjë mbështetje nga shteti.
Statusi i plotë i Ina Zhupës:
Vendi ynë është i bekuar nga natyra dhe nga duart punëtore të njerëzve të ndershëm, por fatkeqësisht i mallkuar nga qeveritarë të papërgjegjshëm që nuk i çojnë fondet e buxhetit atje ku duhet: te qytetarët, te fermerët, te ata që punojnë me përkushtim.
Ndërkohë që AKU tregohet e paaftë për të kontrolluar abuzuesit dhe përhapjen e lajmeve të rreme që dëmtojnë fermerët dhe bizneset e ndershme, njerëz si Fatmir Shero vazhdojnë të ndërtojnë modele suksesi me prodhimet e fermerëve të Konispolit.
AKU ka për detyrë të kontrolloj në kohë tregun dhe të gjurmoj abuzuesit për t’i vënë para përgjegjësisë dhe mos të bëhet pjesë e skemave për dëmtimin e prodhimit vendas.
Prodhime me cilësi të jashtëzakonshme, të realizuara vetëm me mund, përkushtim dhe sakrifica dhe fatkeqësisht me zero mbështetje nga shteti.
Të mbështesim punën e fermerëve tanë. Të bejmë produkte vendase. Vetëm kështu i japim vlerë punës së tyre dhe fuqizojmë prodhimin shqiptar.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI