Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët gjatë orëve të mesditës e pasdites, në një pjesë të madhe të territorit.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të fitojë shpejtësi 10-17 m/s shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 15/27 | Diell re shi |
| Kukës | 12/25 | Diell re shi |
| Lezhë | 16/27 | Diell re shi |
| Dibër | 12/25 | Diell re shi |
| Durrës | 16/28 | Diell re shi |
| Tiranë | 16/28 | Diell re shi |
| Elbasan | 15/28 | Diell re shi |
| Berat | 15/28 | Diell re shi |
| Vlorë | 16/28 | Diell re shi |
| Korçë | 9/23 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 12/27 | Diell re shi |
| Sarandë | 15/27 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror