Në Ditën Botërore të Rojeve Mjedisore vlerësohet përkushtimi dhe angazhimi i të gjithë rojeve mjedisore, pjesë e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, të cilët çdo ditë ia dedikojnë natyrës dhe mbrojtjes së saj.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale mesazhet e Genta Blini, roje mjedisore në Parkun Kombëtar Alpet e Shqipërisë si dhe Irma Sterkaj, roje mjedisore në rezervatin natyror të menaxhuar “Liqeni i Shkodrës”.
“Mesazhet kuptimplota të Gentës dhe Irmës nga zonat tona të mbrojtura, si simbol se natyra bëhet edhe më e bukur kur pjesë e përkujdesjes për të janë gratë, pa dyshim me kontributin e secilit prej nesh për ta ruajtur këtë pasuri të përbashkët”, shprehet Rama.
Genta Blini një zë i natyrës ne zemër të Thethit shprehet se të jesh roje mjedisore “është një përgjegjësi e madhe një privilegj i rrallë”.
“Gjatë punës time të përditshme informoj turistët për shtigjet dhe monumentet natyrore. E veçanta e kësaj është që ata më tregojnë për eksperiencat e tyre nga këto shtigje dhe nga majat e Ballkanit. Ku natyra flet ne dëgjojmë dhe si roje të saj veprojmë për ta mbrojtur”, shprehet Genta si dhe i fton të gjitha vajzat dhe gratë të bëhen pjesë e stafit të Zonave të Mbrojtura.
Irma Sterkaj shprehet se kjo është një punë që e bën me shumë përkushtim duke kujtuar se “gjatë monitorimit të zonës shpesh kthehem në kujtimet e fëmijërisë ku vinim xhiro me biçikleta dhe prisnim perëndimin e diellit”.
Ajo uron të gjithë koleget e saj për këtë punë fisnike në mbrojtje dhe promovimit të pasurive natyrore të vendit tonë. (Almarina GEGVATAJ).///




ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI