Kryeministri Edi Rama sugjeroi sot që 22 Nëntori, dita e Alfabetit të gjuhës shqipe të jetë një ditë e njohur si festë kombëtare.
Në fund të fjalës së tij në samitin e tretë të Diasporës në Tiranë, Rama nënvizoi se “rëndësia e madhe që ka që ne të jemi bashkë dhe ne të shikojmë njëri-tjetrin, të ndihmojmë njëri-tjetrin, të mësojmë nga njëri-tjetri është, në fakt, diçka e çuditshme por prapë është forca e një njeriu, e Arbën Xhaferrit i cili nuk jeton më, por i cili pati vizionin që të kërkojë që Dita e Alfabetit, 22 Nëntori të jetë një ditë e njohur si festë kombëtare për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut”.
“Unë mendoj që tani është dita që Dita e Alfabetit, dita e gjuhës që na bashkon të gjithëve dhe që është thesari dhe bekimi ynë më i madh, të jetë një dite feste kombëtare edhe në Shqipëri, dhe patjetër unë besoj që edhe Presidentja e Kosovës do ia japë këtë sugjerim kryeministrit të vet”, u shpreh Rama.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI