Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot në Edicionin e Tretë të Samitit të Diasporës se, Gjykata Kushtetuese i ka vendosur një afat Kuvendit, i cili duhet që brenda janarit të vitit 2024 të bëjë ndryshimet apo plotësimet në Kodin Zgjedhor. Në fjalën e tij në panelin “Politika e Jashtme dhe Diaspora”, Celibashi foli ndër të tjerat për kohën se kur mund të bëhet e mundur që shqiptarët në diasporë të bëhen pjesë e proceseve zgjedhore në Shqipëri e të kenë mundësinë të votojnë.
Celibashi tha se, Gjykata Kushtetuese tashmë i ka vendosur një afat Kuvendit, i cili duhet që brenda janarit të vitit 2024 të bëjë ndryshimet apo plotësimet në Kodin Zgjedhor”.
“Gjykata Kushtetuese i ka vendosur një afat Kuvendit të Shqipërisë, i cili është janari i vitit 2024, brenda të cilit Kuvendi duhet të bëjë ndryshimet apo plotësimet në Kodin Zgjedhor”, u shpreh ai.
“Çështjet, të cilat i ka listuar Gjykata Kushtetuese si të nevojshme, kanë të bëjnë me procesin e regjistrimit apo të përgatitjes së listës së votuesve të atyre që votojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe se si do të llogaritet vota e tyre”, theksoi Celibashi.Në vlerësimin tim, u shpreh ai, “këto tri çështje nuk kërkojnë angazhim mendor të sofistikuar, janë çështje mjaft të thjeshta, por e kuptojmë të gjithë që në fund të fundit është edhe çështje vullneti apo realiteti politik vendas”. Por, shtoi kreu i KQZ “në fund të fundit thelbi është gjetja e një kompromisi të përbashkët mes pozitës dhe opozitës për t’u ulur e për të ofruar një zgjidhje të përbashkët”. Paneli “Politika e Jashtme dhe Diaspora” Foto: Flor Abazaj/atsh///

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI