Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njoftoi ofrimin e skemave lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të pagesave të prapambetura të energjisë për bizneset dhe institucionet.
Sipas OSHEE-së, skemat e përshtatura ofrohen për abonentët jofamiljarë, buxhetorë dhe jobuxhetorë dhe bizneset e vogla dhe të mesme.
Skemat e përshtatura mundësojnë lehtësi nga detyrimet e energjisë në shlyerjen deri në 120 këste sipas detyrimit për klientët jofamiljarë.
Gjithashtu mundëson ulje të kamatës nga 50 deri në 100% për jofamiljarët që likuidojnë të gjithë detyrimin.
“Kjo skemë aktmarrëveshje vlen për detyrimet e krijuara deri më 31 dhjetor 2023”, njofton OSHEE.(Eva XHAJANKA).///

/
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë