Bill Clinton, presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vizitojë Shqipërinë.
Sipas medieve në vendin tonë, mësohet se vizita e Clinton vjen me ftesë të Kryeministrit Edi Rama, pikërisht në prag të Ditës së Pavarësisë të Amerikës, më 4 Korrik. Ai do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në një pritje zyrtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Më pas ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe Kryeministri do të kenë një deklaratë të përbashkët. Në axhendë është edhe një darkë mes tyre.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi