Nisemtari i krijimit te Parkut Kombetar te Butrintit, sot ekspert i Turizmit, Auron Tare, përmes një postimi në facebook ka sjellë në vëmendjen e ndjekësve të tij rastin e George Tames, një amerikani me origjinë shqiptare i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në fotografinë amerikane.
Duke e pasur pikënisjen nga ky rast, por dhe qindra të tjerë, Tare ngre pyetjen se si ka mundësi që shqiptarët kanë një sukses të madh në profesionet e tyre në momentin që largohen nga Atdheu.
“Duket sikur në momentin që dalim nga malet tona shpërthejmë me energji, energji e cila na çon nëpër hapësirën e madhe të perandorive botërore”, shkruan mes të tjerash Tare.
Postimi i plotë:
Pse shqiptarët bëjnë mirë kur largohen nga Atdheu? Këto pyetje kanë qenë me mua për një kohë të gjatë pasi kam gjetur gjatë udhëtimeve të mia ndikimin e shqiptarëve individualë nëpër botë.
Nga Sudani në Mekë, Perandoria Osmane në Itali, Egjipt dhe shtetin pirat të Magrebit, dhe së fundmi deri në zemër të SHBA-së në DC kam gjetur individë shqiptarë që jo vetëm kanë pasur sukses në zanatet e tyre, por kanë lënë pas një kontribut të madh në brezat që do të vijnë.
Duket sikur në momentin që dalim nga malet tona shpërthejmë me energji, energji e cila na çon nëpër hapësirën e madhe të perandorive botërore, ku disa gjejnë shtigje për të lundruar drejt qendrave të ngjarjeve.
George Tames https://art.state.gov/personnel/george_tames/ fëmija shqiptar që nuk fliste anglisht deri në shkollë dhe kontributi i tij në fotografinë amerikane./java//
ME SHUME LAJME
Sarandë e Himarë. Stuhi lokale gjatë natës, dëme të lehta materiale
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore