Jahti kroçerë “Emerald Azzura” me 76 turistë në bord vizitoi portin e Sarandës.
Drejtori i Portit të Sarandës, Alket Qendro tha për ATSH-në se “ky jaht, me 76 turistë, që kanë zbritur për të vizituar Sarandën dhe Gjirokastrën .dhe do të largohet për në Kroaci”.Sipas tij, jahti me flamur të Ishujve Bahamas ka një gjatësi prej 110 metrash, gjerësi 16 metra dhe peshë 5300 GT.
“Ky jaht ka zgjedhur Sarandën, përveç destinacioneve të tjera në Mesdhe, për të ndaluar dhe vizituar nga turistët që do të ketë në bord, për gati gjithë sezonin turistik 2022”, shtoi Qendro.
Jahti kroçerë është një model i ri prodhuar në Vietnam, në kantierin Ha Long Shipyard në fillim të vitit 2022 dhe hedhur në ujë për herë të parë në shkurt të këtij viti, është inauguruar në mars nga kompania “Emerald Cruises”. Ai ka një kapacitet prej 100 pasagjerësh, 64 personel dhe 50 kabina.
Saranda pritet të ketë këtë vit një sezon shumë të mbarë turistik. Në portin e Sarandës fundjavën që lamë pas mbërriti kroçera “Silver Moon”, 213 metra e gjatë dhe 30 metra e gjerë, me 387 turistë në bord dhe flamur të Bahamas.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.