Në operacionin e koduar “Crystal Eagle”, ku u arrestuan 22 persona për falsifikim të vizave nga Shqipëria drejt SHBA dy ditë më parë, mes tyre është edhe Eduart Haxhiu, babai i zv.ministres së Arsimit, Lorena Haxhiu.
Eduart Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë u dënua me “arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme, si i dyshuar për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Eduart Haxhiu akuzohet si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal, që po hetohet nga SPAK dhe akuzohet se dërgonte emigrantë me viza false në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe.
Mësohet se zv.ministrja e Arsimit Lorena Haxhiu i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Rama pasi i ati u arrestua.
Ndërkohë, sot Departamenti Amerikan i Shetit ka futur në listën e zezë të personave që u ndalohet hyrja në SHBA ish-zv.ministren dhe gjithë familjen e saj.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI