Në Spitalin Memorial të Fierit është kryer me sukses ndërhyrja e parë kirurgjikale.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau sot lajmin e mirë të zhvillimit të operacionit të parë nga ekipi i mjekëve shqiptaro-turk.
“Bravo ekipit të përbashkët të mjekëve shqiptaro-turk, Prof. Dr. Bulent Cavit Yuksel, Dr. Ilkay Guler, Dr. Frenki Vila, Dr. Ayse Lafci dhe Dr. Aida Xhika. S’ka kohë për pushim”, tha Manastriliu, ndërsa ndau foto nga salla e operacionit.
Spitali Memorial i Fierit do të shërbejë si qendër ekselence, ndërkohë që operohet me staf të përbashkët mjekësor dhe infermieror shqiptaro-turk.
Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i ndërtuar në një kohë rekord, investim i Republikës së Turqisë, do të ofrojë shërbime të nivelit terciar, për të gjithë rajonin e jugut. Me një kapacitet 150 shtretër, në këtë spital do të aplikohet për herë të parë modeli i autonomisë spitalore.
Spitali Memorial Rajonal Fier do të ofrojë shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardiovaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë./ata///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI