Kryeministri Edi Rama deklaroi se aeroporti i Vlorës do të jetë më i madh se sa ai i Rinasit, ndërsa sa i përket aeroportit të Kukësit, ai u shpreh se krijon premisa për një zhvillim të rëndësishëm ekonomik në të gjithë zonën.
Lidhur me aeroportin e Sarandës, gjatë një interviste në medie, Rama bëri të ditur se do të jetë sezonal, duke theksuar se jugu i vendi është një ndër destinacionet e rëndësishme të turistëve.
“Areoporti i Kukësit krijon premisa për një zhvillim të rëndësishëm ekonomik në të gjithë zonën. Ndërkohë që Vlora është në kantier. Vlora e ka afatin e vet për 36 muaj. Ne do mundohemi të jetë pak më përpara, në mënyrë që brenda këtij mandati ne të fillojmë operimin. Vlora do jetë baza e Air Albania. Projekt tjetër është Saranda. Aeroporti i Sarandës ka tjetër natyrë, sepse është vetëm sezonal. Vlora do jetë gjatë gjithë vitit dhe do të jetë më i madh dhe se ai i Tiranës se përfshihet edhe kargo. Më i madh dhe si pistë”, tha kryeministri Rama.
Deklaratat e Ramës u bënë gjatë një interviste për një emision televiziv, në avionin e WizzAir që u ul disa ditë më parë në aeroportin e Kukësit.
Pas testimeve të suksesshme kompania WizzAir uli avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar të Kukësit “ZAYED – Flatrat e Veriut”, ku do të operojë me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë(atsh)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI