Kryeministri Edi Rama përcolli pamje nga Vlora ku po merr formë Parku i Shtëpisë së Pavarësisë.
“Parku i Shtëpisë së Pavarësisë po merr formë si një hapësirë e re surprizuese për Vlorën e Rilindur turistike”, u shpreh Rama.Parku i Shtëpisë së Pavarësisë është projekt i Rilindjes Urbane të Vlorës, në hapësirën këmbësore nga rrethrrotullimi i Skelës deri tek porti, ku do të lidhë bulevardin e ri “Ismail Qemali” me Lungomaren, një oaz fantastik me shtëpinë e flamurit mes gjelbërimit dhe plot kënde pushimi e argëtimi për të gjitha moshat.
Projekti që ka nisur po ecën me ritme të shpejta për rikualifikimin urban të sheshit dhe ndërtimin e Parkut parasheh edhe integrimin e kësaj hapësire me Lungomaren deri tek tuneli.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI