Një 67-vjeçar, pasagjerë në një makinë ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele, në rrugën Tepelenë-Nivicë, ku një 56-vjeçar teksa drejtonte mjetin e tij ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë i plagosur ka mbetur pasagjeri, i cili është transportuar për në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.
Tepelenë/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Tepelenë-Nivicë, në afërsi të fshatit Nivicë, shtetasi A. H., rreth 56 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri që ndodhej në automjet, shtetasi A. V., 67 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë, i cili po merr ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI