Kryetari i Partisë Demokratike në Tepelenë, Malo Sadikaj ka njoftuar me anë të një statusi në rrjetet sociale pesë kandidaturat në primaret e PD për Bashkinë e Tepelenës. Kandidatët janë Hysni Kasemi, Baftjar Imeri, Arben Çulli, Astrit Zeneli dhe Mehmet Veizi. Ata vijnë nga fusha të ndryshme profesionale.
Sadikaj shkruan se opozita e bashkuar dhe qyetarët e ndershëm do të kenë një nga këta intelektualë kryetarin e ardhshëm të Bashkisë së Tepelenës.
Kreu i PD lokale shkruan: “Partia Demokratike,se bashku me opoziten e bashkuar,shoqerine civile,dhe mergimtaret ne diaspore ,pas konsultimeve te shumta do te paraqese ne PRIMARE kantidaturat e meposhtme per kantidat per Bashkine Tepelene: 1-HYSNI KASEMI.Mjek Kirurg Stomatolog., 2-BAFTJAR IMERI, Inxhinier Gjeolog,mergimtar.; 3-ARBEN ÇULLI ,Mesues Matematike.; 4-ASTRIT ZENELI ,Mjek Hematolog,Spitali Traumes Tirane; 5-MEHMET VEIZI ,Inxhiner Ndertimi.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI