Borshi, në jug të Shqipërisë i njohur për ujin e kristaltë, plazhin e mrekullueshëm dhe natyrën mbresëlënëse do të mirëpresë nga 29 prilli deri në 3 maj “South Outdoor Festival”. Ky aktivitet ka për qëllim promovimin e turizmit të qëndrueshëm gjithëvjetor në fshatrat e bregdetit jonian, si një kombinim i turizmit të detit me atë të traditës e aventurës.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau videon promovuese të këtij aktiviteti që mbledh turistë të shumtë vendas e të huaj.“Vera po afron e bashkë me të vjen “South Outdoor Festival” nga 29 prilli deri më 3 maj në Borsh. Sporte, lojëra, muzikë, panaire lokale, kulinari tradicionale dhe surpriza të tjera”, u shpreh Kumbaro.
Turistët vendas dhe të huaj si dhe të rinjtë do mund të shijojnë në këtë festival aktivitete sportive në natyrë, lojëra, argëtime por edhe ture kulturore e mbrëmje festive, të gjitha këto nën shijen e kuzhinës tradicionale dhe pamjeve magjepsëse të Jugut. Ky është edicioni i pestë i këtij festivali që zhvillohet në vendin tonë dhe tashmë është kthyer në traditë.
Borshi është një nga fshatrat më të mëdhenj të Shqipërisë së Jugut dhe është shumë i njohur për fushat e ullishteve, prodhimi i vajit të ullirit si dhe për plazhin e gjerë (7 km të gjatë) të krijuar nga delta e lumit. Ai karakterizohet nga një diversitet i jashtëzakonshëm gjeologjik, një përzierje e detit, maleve dhe burimeve të mahnitshme natyrore, si dhe një trashëgimi e pasur kulturore, traditë dhe kuzhinë të shijshme që e bën atë ideal për të gjitha llojet e aktiviteteve në natyrë dhe një destinacion perfekt turistik.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI