Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër ka publikuar një album fotografik nga punimet që po kryhen në “Teqenë e Koshtanit”, Monument Kulture, Kategoria e I.
Specialistët e DRTK Gjirokastër gjenden në fshatin Koshtan të Tepelenës për të kryer restaurimet e nevojshme në këtë objekt kulti e njëkohësisht vepër me vlera të trashëgimisë tonë kulturore. Teqeja e Baba Muharremit në Koshtan është një objekt kulti që i përket fillimit të shekullit XX.

Ky objekt ka pasur probleme me çatinë, në pjesën e oxhakut, ku është ndërhyrë për restaurimin e saj, si dhe është ndërhyrë në një pjesë të tavanit të brendshëm dhe në pastrimin e territorit përreth saj .
Teqeja e Koshtanit në Tepelenë, është një nga objektet e rëndësishme të bektashinjve jo vetëm në Shqipëri, por në rajon e më gjerë. Kjo teqe mbi 200-vjeçare zë një vend të rëndësishëm në historinë mbi tetë shekullore të tarikatit bektashian, jo vetëm si një qendër e edukimit të besimtarëve e përhapjen e këtij besimin në Jugun e Shqipërisë, por dhe si një qendër atdhetare dhe e arsimimit shqip.
Teqeja e Koshtanit, ka një konstrukt të veçantë si objekt, me dhoma të bollshme, mejdanin, dhomën e pritjes e bisedave, ashefin, kuzhinën, mensën, dhomat e fjetjes etj.
Më 15 tetor të vitit 1908, në këtë teqe, është çelur e para shkollë shqipe për Tepelenën.
Madje, në kushtet ilegale të zhvillimit të arsimit shqiptar, në vitet më pas, në bankat e shkollës së teqesë u ulën nxënës jo vetëm nga Tepelena, por edhe nga Vlora, Mallakastra e Përmeti.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI