Një parkim nëntokësor prej 300 vendesh po ndërtohet në qytetin e gurtë, në Gjirokastër. Kryeministri Rama ka ndarë sot foto me pamje të kantierit të punës.
“Vijon puna për godinën e re të parkimit nëntokësor prej 300 vendesh nën sheshin e Çerçizit në Gjirokastër, një investim strategjik edhe për shmangien e plotë të trafikut nga krejt zona e Pazarit të Vjetër, duke i dhënë një frymëmarrje të re turizmit në qytetin e gurtë,” shprehet Rama.
Ky investim do të ndihmojë në çështjen e parkimit sidmos në kohën e fluksin të pushuesve dhe turistëve në qytetin e Gjirokastrës.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI