Në 55-vjetorin e shpalljes së Parkut Kombëtar Llogora, në Vlorë, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtuara, organizoi sot në këtë park një takim festiv.
Përfaqësues të Agjencisë e konsideruan këtë takim, si një ditë që shërben për të ngritur vëmendjen ndaj vlerave natyrore të parkut dhe shërbimet që ne marim nga burimet natyrore të tij, veçanërisht për të rritur mbrojtjen dhe sigurimin e vazhdimësisë edhe në brezat e ardhshëm.
E pranishme në këtë takim ishte edhe Vilma Bello, zv.ministre e Turizmit dhe Mjedisit.
Parku Kombëtar i Llogorasë ndodhet në jug të qytetit të Vlorës, në një distancë prej 40 km. Territori i tij zë një hapësirë prej 810 ha dhe shtrihet në lartësitë nga 470 deri në 2,018 metra mbi nivelin e detit.
Janë disa fshatra turistikë që shtrihen në këtë territor si Palasa, Dhërmiu, Vunoi etj, që bëhen mjaft të populluar gjatë stinës së verës.
Por, Llogoraja vizitohet në të katër stinët e vitit sepse është një rrugëkalim që lidh Vlorën me jugun deri në Sarandë. Vetëm për vitin 2017, këtë park e kanë vizituar mbi 80 mijë turistë vendas e të huaj, sipas statistikave të AdZM-së Vlorë, që menaxhon këtë park, duke menduar se këtë vit numri i vizitorëve mund të rritet.
Bregdeti që shtrihet në këtë gjatësi është nga më të bukurit dhe piktoreskët në vendin tonë.
Veç të tjerash, Parku i Llogorasë është një pikë klimaterike ku ofrohet akomodim dhe shërbim restorantesh.
Veçantinë e këtij parku natyror e shton kombinimi i klimës malore me atë detare.
Ai është një pikë ideale edhe për ushtrimin e sporteve verore e dimërore si ngjitje në lartësi, ecje në natyrë, njohje me historinë dhe me monumentet e natyrës dhe të kulturës, por së fundmi edhe për sporte ajrore ku në shpatin e malit që shikon nga deti është përshtatur një pistë fluturimi për amatorët dhe profesionistët e fluturimeve me mjete të ndryshme sportive.
Ky park është kthyer në një atraksion turistik tepër të vizitueshëm nga turistët vendas dhe të huaj.
Jo vetëm nga natyra e bukur ku mund të shijosh edhe qëndrimin në mal, por edhe atë në det, një vend që i përfaqëson të dyja klimat, malore dhe detare, por tani së fundmi, në park mund të vëzhgosh dhe specie të ndryshme kafshësh e shpendësh të egra.
Turizmi i vëzhgimit po kthehet në prioritar edhe në parkun e Llogorasë.
Gastronomia krahinore është një tjetër kënaqësi për ata që drekojnë apo rrinë më gjatë në ambientet turistike të Llogorasë. ///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade