Shtigjet mjedisore në Parkun Kombëtar Llogora dhe Rezervatin e Menaxhuar Karaburun ngelen gjithmonë një atraksion turistik jo vetëm për vizitorët e huaj, por edhe ata vendas.
Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë bën të ditur se fundjavën që lamë pas mirëpritëm në zonën e mbrojtur dashamirës të natyrës, të cilët nëpërmjet zhvillimit të jogës dhe meditimit në brendësi të zonës së pyllit, ishin edhe më të lidhur me natyrën.
“Gjatë ndjekjes së shtegut i njohur me emrin “Qafa e Thellë”, të pranishmit u njohën edhe me disa nga speciet tipike të zonës së Llogorasë si: Crocus dalmaticus, Galanthus nivalis etj”, thekson ADZM Vlorë.
Turistët vendas vizituan gjithashtu edhe qendrën e vizitorëve të Parkut Kombëtar Llogora, ku u njohën me historinë dhe arritjet e këtij parku.
Parku i Llogorasë është një pikë klimaterike ku ofrohet akomodim dhe shërbim restorantesh. Veçantinë e këtij parku natyror e shton kombinimi i klimës malore me atë detare.
Territori i tij zë një hapësirë prej 810 ha dhe shtrihet në lartësitë nga 470 deri në 2018 metra mbi nivelin e detit. Në këtë territor shtrihen disa fshatra turistikë si Palasa, Dhërmiu, Vunoi etj, që gjatë stinës së verës janë të populluar nga turistët vendas e të huaj.
Ai është një pikë ideale edhe për ushtrimin e sporteve verore e dimërore si ngjitje në lartësi, ecje në natyrë, njohje me historinë dhe me monumentet e natyrës dhe të kulturës, por edhe për sporte ajrore ku në shpatin e malit që shikon nga deti është përshtatur një pistë fluturimi për amatorët dhe profesionistët e fluturimeve me mjete të ndryshme sportive.///
ME SHUME LAJME
Sarandë e Himarë. Stuhi lokale gjatë natës, dëme të lehta materiale
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore