Maja e Qorres, një prej majave më të larta në Parkun Kombëtar të Llogorasë, këto ditë dimri ofron peizazhe mahnitëse.
E ndodhur, prej 2018 m mbi nivelin e detit, maja e Qorres është kthyer në destinacion për të rinjtë e apasionuar pas alpinizmit, të cilët ngjiten në Llogora për të gjetur aventurën, por edhe peizazhin e veçantë të bregut dhe të malit.
Agjencia Kombëtare e Turizmit ndau disa fotografi me pamje nga maja e Qorres, një zonë e cila përveç pamjes magjepsëse, karakterizohet nga vlera të larta dhe me rëndësi natyrore.


Nga maja e Qorres këndi i shikimit rrok një pamje 360 gradë, nga ku duken lumi i Vlorës me fshatrat dhe zonën përreth, malet e Labërisë përmbi lumë, nga ku kalon për në Kurvelesh, Nivicë e Tepelenë.

Sezoni i turizmit dimëror, ose turizmi i bardhë, është në mesin e tij dhe parku Kombëtar i LLogorasë po shfrytëzohet maksimalisht nga të rinjtë dhe aventurierët e borës e të lartësive sidomos në fundjavë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI