– Albana Vokshi ka publikuar rezultatet e votimit në referendumin e mbajtur një ditë më parë në të gjitha qytetet e vendit për shkarkimin e kreut aktual dhe rithemelimin e PD-së.
Vokshi deklaron se “rreth 44 mijë anëtarë votuan në referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës. Ushtrimi më i bukur i demokracisë së drejtpërdrejtë”.
Dje u votua për vendimet që u morën në Kuvendin e 11 dhjetorit, të iniciuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Demokratët që morën pjesë në votimin e referendumit ishin 43,879, ku 43,385 votuan pro, 306 kundër, 17 abstenuan dhe 171 ishin vota të pavlefshme.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale përbëhej nga kryetarja Albana Vokshi dhe anëtarët Ervin Minarolli, Enno Bozdo, Edit Harxhi dhe Keltis Kruja.

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI