Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë kur elektriçisti Agron Manai ka humbur jetën duke punuar në një shtyllë tensioni.
Policia në një njoftim të saj vuri në dukje:
“Memaliaj/Informacion paraprak. Rreth orës 11:00, jemi njoftuar se në fshatin Çërrilë, Memaliaj, shtetasit A. H., 55 vjeç dhe A. M., 54 vjeç banues në Çërrilë, Memaliaj (Punonjës të OSHEE), duke punuar në një shtyllë tensioni për të riparuar linjën elektrike në fshatin Çërrilë, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike. Për pasojë shtetasi A. M., është dëmtuar rëndë, i cili u transportua për në spitalin Gjirokastër dhe shtetasi A. H. ka marrë dëmtime të lehta. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”
Në disa opinione të komunitetit në zonëss së Memaliajt ku shërbeu për vite të tëra 54 vjeçari manai.
“Heroi i dites se sotme, Agron Manai”. “Dha shpirtin ne shtyllen elektrike duke i sherbyer nje komuniteti te tere ne fshatin Cerrile te Tepelenes. Lamtumire Agron zemerbardhi . Zoti te deshi prane .Kurajo familjes .Shteti te vej dore pasi janë elektricistë qe kane humbur jeten ne rajonin Tepelene Gjirokaster”-thuhet ne disa nga keto opinione ku shprehet dhimbja per humbjen e elektriçistit 54 vjeçar./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi