Autoriteti i Dosjeve për zbardhjen e të shkuarës komuniste, do te kete ne krye serish Gentiana Sulen e cila u rikonfirmua nje dite me pare nga parlamenti.

Me përvojë të gjatë pune në edukim dhe marrëdhënie ndërkombëtare, Gentiana Sula i dha orientim perëndimor një institucioni që arriti të kishte me vete të përndjekurit dhe t’i afronte me institucionet. Shumë kauza në fillim të pamundura u iniciuan e vijuan nga Autoriteti, mes të cilave kampi i Tepelenës.

Përkujtimet e përvitshme, ngritja në nivel të lartë e një narrative postkomuniste, bërja bashkë e të gjitha palëve, ndërgjegjësimi i shoqërisë, vlerësimi i të mbijetuarve, konferenca mbi kampin, punën e detyruar dhe projekti i muzealizimit, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës e pushtetin lokal janë merita që duhet t’i njihen Sulës dhe vizioni të saj drejtues.
Mandati i radhës mund t’i materializojë projektet e nisura dhe lejon që institucioni të zhvillohet në disa drejtime, mbështetur në përvojën e ngritur.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI