-Ilia dhe Marko Koka denoncuan në “Stop”se si kushëriri i tyre, Elidon Gjikoka, i cili u kishte marrë me qira pronën dhe disa objekte turistike buzë detit në Dhërmi, u grabiti pronën me dokumente të falsifikuar dhe me ryshfet. E gjithë procedura kryesisht u bë në Vlorë dhe konfirmimi përfundimtar u mor nga Tirana. Disa ditë pasi “Stop” transmetoi këtë rast, njëri nga vëllezërit Koka, Markoja, ndërroi jetë.
Në Prokurorinë e Tiranës u regjistrua procedimi penal për Elidon Gjikokën i cili u shpall në kërkim ndërkombëtar dhe sipas informacioneve, ndodhet në Angli me familjen e tij.
Për këtë çështje po heton paralelisht edhe prokuroria e Vlorës. Prokurori Ervin Karanxha konfirmoi, se shumë shpejt do shohim dhe rezultate konkrete mbi të gjithë personat, që janë përfshirë në tjetërsimin e pronës. Në seancën paraprake gjyqtari Enkel Peza ka hequr përgjegjësitë penale për të gjithë ata, që çuan dy prokuroritë. Prokurori i Vlorës, Albert Kuliqi, duket qartë që favorizon të akuzuarit, që vetë ai ka dërguar në gjykatë si të pandehur, duke mos e apeluar vendimin e gjyqtarit Peza.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI