Në Vlorë vijon puna me ritme të shpejta në rrugën Orikum-Dukat, ku deri tani janë realizuar 34% e punimeve dhe pritet që për sezonin turistik të jenë gati kilometrat e para të asfaltuara deri në daljen e kthesës së gjurmës së re. Kryeministri Rama ka publikuar pamje nga punimet në këtë aks ku thekson se ky segment do të lehtësojë më tej qarkullimin drejt bregdetit të jugut.

“Ecën puna për ndërtimin e rrugës së re Orikum-Dukat, një segment i rëndësishëm që do të lehtësojë më tej qarkullimin drejt bregdetit të jugut, duke lidhur Bajpasin e Ri të Vlorës me Tunelin e Llogorasë”, shprehet Rama. Në zonën e Orikumit, ku edhe nis ky aks, janë duke u hedhur shtresat asfaltike për të mos penguar qarkullimin e automjeteve, ndërkohë që edhe në zonën e Dukatit, punimet nuk do të krijojnë shqetësime për drejtuesit e mjeteve që do të udhëtojnë drejt bregdetit të jugut.///

ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi