Odate e Medha te shtepive Gjirokastrite nuk kane patur vetem nje funksion. Ka nje opinion te pergjithshem sikur ishin vetem per te pritur e percjelle. Kjo ndodhte dhe ishte, si te thuash, aja e funksionit te saj.
Kete rol e mbanin per aq kohe sa shtepia priste nje vizitor apo te aferm qe i vinte nga larg.

Grate dhe vajzat e shtepise, odate nuk i mbanin per sy e per t`u dukur, per te marre mburrela e per t`u kenaqur me ambientin.

Ato kane qene funksionale ne oda qendrimi, ngrenieje dhe fjetjeje. Kjo menyre jetese e familjes gjirokastrite ka qene dhe ne familjet e pasura edhe pse ne banesa me hapesira te medha dhe me e dy e tre kurora bashke, po me tendence shkeputjeje, ne kuptim te mire,cdo kurore me ambientet e saj, vecanerisht ambientet sanitare. Oda gjirokastrite nuk ishte vetem vend i pritjes se mysafireve ishte dhe vend qendrimi per ngrenie.
Zakon ishte qe te gjithe uleshin rreth sufrase per te ngrene , po vec te rriturit e vec femijet. Kjo praktikohej edhe ne festa te medha , si dasma, shtrohej trapez per burrat, trapez per grate dhe per femijet.

Funksioni i trete i Odave gjirokastrite ishte vend edhe per fjetje, me kompleksin musander- dhipato. Keto ambiente shtese e ne faqe te mureve, qe nuk zinin hapesira brenda odase, kane qene mjaft funksionale.
Brenda tyre vendoseshin ne radhe mbulesat si verore dhe dimerore, veç e veç; jorgane,çarçafe, jasteqe, edhe te qendisura, po aq holle e bukur, me mjeshteri, si duken edhe ne foto perdet dhe kordinaqet ne dritare, anelat mbi jasteqet, mbulesat mbi mindere dhe çiltet e mbuluara me humai te qendisura e me tantelle anash.

Oda gjirokastrite ishte vend per muhabet, per kenge dhe per valle, me dimension te madh brenda baneses gjirokastrite.

Sa ato jane funksionale sot ne shtepite qe i kane ruajtur, nuk e dime, po dime qe dikur kishin gjalleri, kishin jete, ndryshe sot qe mund te jene te heshtura dhe me shume funksionale per turizem, per t`i pare e shijuar bota. Po dime qe edhe disa jane ne perdorim per fjetje dhe te frekuentuara sidomos nga vizitore te huaj.

Urojme te shtohen. Turizmi po gjallerohet ne Gjirokaster. Eshte burim i mireqenies per ato familje gjirokastrite qe kane vendosur te rrojne me Turizem! Fat kush i ka dhe i vë në përdorim!(Gjirokastraonline)///

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI