“Parku i Shtëpisë së Pavarësisë po merr formë si një tjetër hapësirë fantastike e Vlorës së Rilindur, e cila do t’u ofrojë fëmijëve, gjyshërve, familjeve dhe vizitorëve e turistëve, një mundësi të re në qytetin që do të jetë një prej motorëve të fuqishëm të ekonomisë së Shqipërisë 2030”, deklaroi Rama.
“Infrastruktura lidhëse e rrugës Transballkanike me detin, është një tjetër investim i rëndësishëm në transformimin rrënjësor të infrastrukturës në qytetin turistik të Vlorës, që po bëhet përditë e më tërheqëse, për vizitorët vendas dhe të huaj”, theksoi kryeministri.
Projekti që ka nisur po ecën me ritme të shpejta për rikualifikimin urban të sheshit dhe ndërtimin e Parkut parasheh edhe integrimin e kësaj hapësire me Lungomaren deri tek tuneli.
Kryeministri Edi Rama inspektoi të dielën ecurinë e punimeve në këtë investim teksa u shpreh se, “në kantierin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë, ku do të mbillen afro 1000 pemë të llojeve të ndryshme dhe do të krijohet një hapësirë fantastike urbane”.
“Për pak javë hapet kantieri i Portit Turistik bashkëngjitur këtij investimi”, bëri të ditur kryeministri Rama.
Teksa e cilësoi Portin Turistik të Vlorës, investimin që i cili do të bëhet një burim i rëndësishëm të ardhurash për qytetin që do të jetë një prej motorëve të fuqishëm të ekonomisë kombëtare.
Gjatë inspektimit të punimeve, kryeministri u njoh me projektet e tjera komplementare që shoqërojnë Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë, e cila do të jetë një hapësirë tjetër e re që do t’u ofrojë fëmijëve, gjyshërve, familjeve dhe vizitorëve e turistëve, një mundësi të re në qytetin që do të jetë një prej motorëve të fuqishëm të ekonomisë së vendit.
Parku i Shtëpisë së Pavarësisë do të marrë jetë së shpejti në hapësirën këmbësore nga rrethrrotullimi i Skelës, deri tek porti.
Ai do të lidhë bulevardin e ri “Ismail Qemali” me Lungomaren.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI