Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli” është një nga destinacionet më të preferuara të turistëve në të gjitha stinët e vitit dhe kryesish në dimër.
Administrata e Zonave te Mbrojtura Gjirokastër vazhdon punën për mbrojtjen e Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli” nga paligjshmëria.

“Monitorim për parandalimin e veprimtarive të paligjshme në Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”, thuhet në njoftim.
Ekosistemi natyror “Bredhi i Hotovës – Dangëlli” u shpall Park Kombëtar më 17 dhjetor 2008.
Luginat e bukura, biodiversiteti i pasur në habitate malore të mbuluar me pyje të dendura, kanione gjigante dhe një traditë kulinare fantastike e bëjnë këtë park një zgjedhje ideale për t’u ekploruar. Peizazhi i larmishëm pyjor (një përzierje e bredhit të Maqedonisë, tisit, pishës së zezë, bungës, qarrit, maresë e mëllagjerit) ofrojnë strehë për shumë lloje kafshësh si: ariu i murmë, ujku, kaprolli, lepuri e derri i egër.
Midis mundësive të shumta është dhe qëndrimi në “Ujërat Termale të Bënjës”, kanionet e Kamenckës, Langaricës e Borockës.
Peizazhi dëshmon kulturën e hershme dhe të pasur të zonës, ku përfshin një sërë monumentesh kulturore dhe historike si kisha e Shën Mërisë në Okdunan e Kosinë, Teqeja e Ali Postivanit, dhe Frashërit, Ura e Katiut dhe fshati Frashër, vendlindja e patriotëve dhe poetëve të njohur, vëllezërve Frashëri.
Parku kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli” ka një sipërfaqe 34,361.1 ha dhe është shpërndarë në qarkun e Gjirokastrës dhe të Korçës. Ky park ka një traditë të gjatë të përdorimit të burimeve natyrore të zonës nga banorët lokalë dhe vazhdon të monitorohet për parandalimin e veprimtarive të paligjshme.//atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI