– Policia e Shteti ka goditur sot një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi duke bërë të mundur sekuestrimin e 20 950 euro.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në të detajuar në vijën e dytë, shtetasen A. B., 45 vjeçe, banuese në Lezhë dhe rezidente në Athinë, e cila udhëtonte si pasagjere në autobusin e linjës Lezhë-Athinë.
“Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Frontex-in dhe shërbimet doganore, në çantën e 45-vjeçares janë gjetur 20.950 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, u procedua penalisht shtetasja A. B., për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, thuhet ne ne njoftim.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI