SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

JUG: Rruga Përmet-Çarshovë fuqizon ofertën turistike në juglindje të vendit

 Rehabilitimi i plotë i rrugës Përmet -Çarshovë, pjesë e aksit  rrugor Tepelenë-Përmet-Çarshovë, synon të fuqizojë ofertën turistike në juglindje të vendit.Fondi Shqiptar i Zhvillimit publikoi pamje nga ecuria e punimeve në këtë aks rrugor, teksa njoftoi angazhimin e zbatuesve të projektit për ta finalizuar këtë investim të rëndësishëm në infrastrukturën rrugore sipas standardeve më të mira të sigurisë.Përmet-Çarshovë është një segment shumë i rëndësishëm jo vetëm për zhvillimin e zonave ku kalon kjo rrugë, por edhe për transportin e mallrave nga Lindja në Perëndim dhe anasjelltas.Ky aks rrugor, pjesë e të cilës është edhe rruga Përmet–Çarshovë kalon nëpër disa qytete apo qendra administrative të rëndësishme si Këlcyrë; Përmet; Çarshovë; Leskovik; Ersekë; Korçë; Bilisht e Kapshticë.

Ndërhyrja synon përmirësimin e konektivitetit rajonal dhe ndërkufitar dhe lehtësimin e aksesibilitetit drejt potencialeve turistike të rajonit të Përmetit, duke sjellë zgjerimin e ofertës turistike të rajonit dhe rritje të oportunitetit për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm rajonal.

Përmeti përshkohet nga lumi Vjosa, i cili krijon një luginë shumë të bukur dhe rrethohet nga male me një florë dhe faunë të veçantë të zonës. Nuk mungojnë parqet me një interes të madh natyror si Bredhi i Hotovës dhe burime termale me ujë sulfurik në luginën e Langaricës, të cilat formojnë pishina natyrale dhe të përdorshme. Gjithashtu janë të shumta monumentet me interes të madh historik ndër të cilat numërohen shumë kisha, manastire të periudhës bizantine, rrënoja arkeologjike etj. Një tjetër aspekt që e bën të famshme këtë luginë janë dhe produktet tipike agro – ushqimore dhe me një kualitet të lartë të zonës/atsh///

error: