Tepelena dhe rrethinat e saj janë kthyer në një ndër pikat më tërheqëse për vizitorët vendas dhe të huaj.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Shkëmbi i Bardhë i Hoxhajve në Memaliaj të Tepelenës, i cili është kthyer në një ndër pikat më të vizituara.“Shkëmbi i Bardhë i Hoxhajve mes një deti të gjelbër në fshatin Buz-Kalemaj në Memaliaj, një bukuri e rrallë e natyrës që nuk duhet lënë pa u vizituar”, theksoi Rama.

Turistët në Memaliaj mund të shijojnë ajrin e pastër, madhështinë e natyrës së egër, njohje të siteve historike, ndërsa të apasionuarit pas adrenalinës kanë mundësi për realizimin e aktiviteteve sportive si Hiking, shëtitje me kuaj, eksplorim të natyrës etj.
Disa nga atraksionet qe mund te vizitoni, janë: Liqeni i Komarit, Shkëmbi i Bardhë etj. Shkëmbi i Bardhëi Hoxhajve, objekt natyror, është rreth 15 m i lartë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI