Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ekipet mjekësore janë në gatishmëri për banorët e prekur nga përmbytjet, si pasojë e daljes nga shtrati të Vjosës.
Rama solli momente nga puna e ekipeve mjekësore në shërbim të banorëve të përmbytur nga lumi Vjosa.
“Ekipet mjekësore janë në gatishmëri, duke garantuar shërbimin mjekësor që i nevojitet banorëve të prekur nga përmbytjet, si pasojë e daljes nga shtrati të Vjosës. Telefononi 127 për çdo urgjencë mjekësore”, shprehet Rama.
Shtabet e emergjencave janë në terren prej ditësh duke evakuuar në kohë banorët e rrezikuar, ndërsa FA dhe Policia e Shtetit ndodhen në gatishmëri./ata///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI