Roma fitoi mbrëme UEFA Conference League duke mposhtur 1-0 Feyenoord në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.Kryeministri Edi Rama shprehu sot falënderimet për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së djeshme të Shqipërisë. Rama u shpreh krenar për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Europës.
“Mirëmëngjes dhe me falënderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së djeshme të Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Europës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Kjo ishte finalja e parë e këtij kompeticioni evropian, teksa është finalja e parë e një kupe evropiane që luhet në Shqipëri.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi