SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

JUG. “VJOSA IME”, evente kulturore promocionale befasuese më 8-9 Korrik 2023

Nga Ana SAJMOLI

Pa asnjë dyshim dhe përtej mendjeve të zverdhura burokrarike të disa institucioneve shtetërore që merren me turizmin në vendin tonë, TEPELENA, është prej disa vitesh një atraksion i rëndësishëm turistik në Shqipëri.

E konsideruar si ” PORTA TURISTIKE E SHQIPËRISË JUGORE”, si mund të jenë ditë-netët e Tepelenës, qytetit buzë Vjosës, Lumit të fundit të egër në Evropë me statusin e ‘celebruar’ së fundi nga qeveria shqiptare si Park Natyror Kombëtar?

Kjo mund të imagjinohet. Po më mirë të provohet. Sprova të tjera promovuese janë organizuar me sukses më parë nga Bashkia me larmi aktivitetesh kulturore artistike, ne fushë të librit, kulinarisë, panireve, lektoriumeve, etj, etj,.

E tillë është “Java kulturore për Ali Pashë Tepelenën”, orgaizuar nga Bashkia në bashkëpunim me disa institucione shkencore te vendit.

Tepelena ka nje emër edhe në fushë ne krijimtarisë letrare

. Emra të tillë poetësh si: Qazim Shemaj, Petrit Ruka, Ilirian Zhupa, Novruz Shehu, Lirim e Faik Deda, etj.etj , bënë që ky Qytet të konsideorhej në vitet ’70-’80 edhe me atë që do të njihej si “shkolla poetike e Tepelenës” krahas dukurive të ngjashme atëbotë, e në ato vite kur paralelisht në Shqipëri ekzistonin edhe dukuri të zhvillimeve letrare me emërtime simbolike si :”Shkolla poetike e Lezhës”, “Shkolla poetike e Tropojës” et,.

“VJOSA IME” Titulli: Vjosa Ime / Ditë-Netët e Vjosës Vendodhja: Tepelenë Lokacionet: Kalaja e Ali Pashe Tepelenës, Pedonalja buzw Vjosës, Sheshi i qytetit, Qendra Kulturore Datat: 8-9 Korrik 2023 Zhanri: Art dhe turizëm ku përfshihen muzikë, mbrëmje poetike, teatër, panair, ekspozite, eksplorim Partner: Ministria e Kulturës, Bashkia Tepelenë Gjatë dy ditë – netëve të titulluara “Vjosa Ime” do të zhvillohen aktivitete, ku do të ndërrthuren koncert me muzikë klasike, mbrëmje poetike, ekspozitë me libra, shfaqje teatri, kinema e hapur, panair me veshje të ndryshme popullore të krahinës, veshje të punuara me dorë, punime druri, metali, e më tej prodhime kulinarie tradicionale, bimësi medicinale etj

Gjatë këtyre aktiviteteve do të organizohen edhe ture me një guidë profesionale në pika kryesore që përfshijnë site të trashëgimisë kulturore si dhe në grykëderdhje të Drinos, ku lidhet me Vjosën.

Panairi “Vjosa ime” do të mbahet në pedonalen e re të ndërtuar vetëm një vit më parë, krahas Urës së lashtë të Ali Pashës Tepelenës, e cila daton që në vitin 1819, dhe ndodhet poshtë kalasë që lidh qytetin e me fshatrat që shtrihen rreth Vjosës.

Ky panair, i pari në llojin e vet, është i një rëndësie të veçantë, pasi në fokus kryesor ka lumin Vjosa, një nga pasuritë kombëtare shqiptare e shpallur pak kohë më parë edhe si Zonë e Mbrojtur, e cila e shumë shpejt do të bëhet pjesë e pasurisë botërore të UNESCO-s.///

error: