Pas disa orësh kërkime ka rënë në prangat e policisë, shqiptari që rrëmbeu dhe përdhunoi ish-bashkëshorten e tij greke në Korinth të vendit fqinj.
Sipas denoncimit të 28-vjeçares, autori kishte parkuar automjetin jashtë banesës së saj në Almyri Korinthia dhe sapo 28-vjeçarja doli jashtë, ai raportohet ta ketë marrë me forcë dhe ta ketë futur në makinë.
Pasi e futi në automjet ai e ka goditur të renë më grusht në kokë dhe në trup. Më pas, ai e ndaloi makinën në një rrugë të shkretë dhe e detyroi vajzën të zhvishej duke e kërcënuar për jetën dhe për pak e dogji të gjallë. Të zhveshur dhe të pambrojtur siç ishte, ai e çoi të renë greke në shtëpinë e prindërve të tij në Korint , ku e përdhunoi dhe më pas e la të shkonte. /abc///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI