Bie miti. Kadastra deklaron se “Qytetarët mund të marrin online kopje të dokumenteve të pronës”.
Nga Eva XHAJANKA
Qytetarët mund të pajisen online me kopje të vërtetuara të dokumenteve që ndodhen në dosjen e pronës së tyre, përmes platformës “e-Albania”, njofton Kadastra Shqiptare.
Shërbimi mundëson marrjen e kontratës, planimetrisë dhe dokumenteve të tjera tekniko-ligjore mbi të cilat bazohet regjistri i pasurisë së paluajtshme.
Për të përfituar këtë dokumentacion, qytetarët duhet të aplikojnë në “e-Albania” për shërbimin “Kopje të vërtetuara të dokumenteve tekniko-ligjorë në të cilat bazohet regjistri i pasurive të paluajtshme – referencë regjistrimi”.
Kadastra bën të ditur se për pasuritë e digjitalizuara dokumentet vihen në dispozicion menjëherë, ndërsa për pasuritë që nuk janë ende të digjitalizuara, dokumentacioni përgatitet dhe vihet në dispozicion brenda pesë ditëve.
Sipas institucionit, shërbimi u jep mundësi qytetarëve të sigurojnë kopje të vërtetuara të dokumenteve të dosjes së pronës sipas nevojës, duke lehtësuar aksesin në dokumentacionin tekniko-ligjor të pasurive të paluajtshme.///sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Delvinë. Autobuzoi aksidenton në Bajkaj. 64-vjeçari, rëndë në spital
Ndryshimet në Kod, drejtori i Policisë Rrugore: Qëllimi ynë parandalimi i aksidenteve
Himarë. Ndërtonte objekt 5 katësh pa leje, arrestohet 39 vjeçari