Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Kakavijë, i akuzuar për trafik armësh dhe municionesh. Bëhet me dije se në pranga ka rënë Idajet Hasani, banues në Cerrik, të cilit iu gjetën në makinë një çantë me 49 fishekë brenda.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, mjetin tip “Ford” që drejtohej nga Hasani, ku gjetën edhe fishekët.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 49 fishekë dhe automjeti.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, u arrestua në flagrancë shtetasi I. H. për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municionit”.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade