Përmirësohen cilësitë e ujërave të plazheve, deteve dhe liqeneve. Shqipëria ka arritur standardet europiane në cilësinë e ujërave në det, liqen e lumenj sipas raportit të Agjencisë Europiane të Mjedisit. Për kryeministrin Edi Rama ky është një lajm i mirë, ndërsa ka ardhur si rezultat i rritjes së investimeve dhe kontrolleve për ruajtjen e mjedisit.
Agjencia Europiane e Mjedisit deklaron se në vitin 2020, 76.5 % e totalit të ujërave janë të shkëlqyera krahasuar me 58.8 % në vitin 2019. Lajm i mirë, sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit, rritja e investimeve për ruajtjen e mjedisit e për mbrojtjen ujore dhe përkujdesja shumë më e madhe për plazhet ka bërë që Shqipëria të arrijë standardet evropiane në parametrat që masin cilësinë e ujërave në det, liqene e lumenj”, shkruan Rama.
Përmirësimi i ujërave ku 76.5 % e totalit të ujërave në Shqipëri janë të mira kanë ardhur si rezultat i masave të marra nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit kundrejt subjekteve të cilave ju kërkohet respektimi i limiteve të lejuara të shkarkimeve në mjedis si dhe ndërtimit të impianteve të trajtimit të ujerave urbane, pastrimit dhe mirëmenaxhimi i plazheve.Ky vlerësim i mirë për ujërat e territorit shqiptar është edhe një arsye më shumë se pse turistët e huaj duhet të vijnë në vendin tonë dhe të ‘pushojnë shqip’.
Mbrojtja e territorit dhe pastrimi i tij nga ndërtimet pa leje tek prekja e pyjeve, lumenjve, liqeneve dhe zonat e mbrojtura natyrore e kulturore është edhe një nga prioritetet e qeverisë Rama, ku ka kërkuar fokus maksimal nga strukturat dhe autoritete përkatëse. Konkretisht IKMT, që prej të hënës, ka nisur shembjen e objekteve pa leje në Ksamil dhe Velipojë, ndërsa po operohet me dorë të hekurt.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI