SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kakavije/ Pala greke punë përtej orarit 22.00

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, deklaroi sonte se pala greke shprehu gatishmërinë për të punuar përtej orës 22.00 në mënyrë që të kalojnë të gjithë qytetarët shqiptarë që po presin në Kakavijë.

Xhaçka tha se kjo u arrit pas komunikimeve të vazhdueshme të qeverisë shqiptare me palën greke të cilët dërguan ekipe shtesë mjekësore në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Ministrja tha se kanë mbetur 1000 mijë udhëtarët e fundit të cilët do të kalojnë.Pas komunikimit me autoritetet greke dhe gatishmerisë së tyre për të dërguar ekipe mjekësore shtesë, pika e kalimit kufitar në Kakavijë do të qëndrojë e hapur përtej orarit të punës për të bërë të mundur përfundimin e procedurave për 1000 udhëtarët e fundit. Duke nisur nga nesër në mengjes, kalimi në Kakavijë do te kryhet përmes regjimit të ri të masave me kuotat e reja, aplikimin dhe testin negativ të Covid 19”, deklaroi ministrja.///atsh///

error: