Një sasi e konsiderueshme ilaçesh të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës janë sekuestruar nga strukturat doganore në Pikën Kufitare të Kakavijës, ndërsa është arrestuar në flagrancë poseduesi.
“Strukturat Doganore në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë dhe shërbimet Frontex, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar një mjet kamion që drejtohej nga shtetasi D. K. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, nga agjencitë ligj zbatuese, u gjetën të fshehura në kabinën e kamionit 4 qese, brenda të cilave kishte medikamente mjekësore (ilaçe) me vlerë totale 2 200 euro, të pa shoqëruara me dokumentacionin përkatës”, bën të ditur Drejtoria e Doganave.
Pas veprimeve të kryera hetimore, specialistët e seksionit të hetimit të krimit ekonomik e financiar në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin D. K, 30 vjeç, banues në Fier.
Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI