Sekuestrohen 25 500 euro në Kakavijë, procedohet penalisht 43-vjeçarja të cilës iu gjet shuma monetare.
Policia Kufitare bën me dije se “brenda pak orësh goditi rastin e dytë të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, në dalje të RSH-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë, shtetasen S. R., 43 vjeçe, lindur në Himarë dhe rezidente në Greqi, e cila udhëtonte me automjet së bashku me bashkëshortin e saj.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në çantën e shtetases S. R., 25 500 euro, të cilat shtetasja e mësipërme nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja S. R., për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Më herët shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavije goditën një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollavae në kufi, duke sekuestruar 30 800 euro dhe proceduar penalisht shtetasin C. Z., 64 vjeç, lindur në Himarë dhe rezident në Greqi.///(Java)///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi